Lidhje

Çështja Fort Diks: Gjykata dënon Agron Abdullahun me 20 muaj burg


Në Shtetet e Bashkuara, një imigrant shqiptar u dënua me 20 muaj burg për shkak se në bashkëpunim kishte furnizuar me armë një grup që akuzohet se komplotonte të sulmonte ushtarët në bazën Fort Diks të Nju Xhersit.

Gjyqtari Robert Kugler dha dje vendimin për çështjen e Agron Abdullahut, ish-punonjës në një supermarket, i cili vitin e kaluar pranoi se kishte furnizuar me armë pesë persona, tre prej tyre imigrantë të paligjshëm.

Gjyqtari tha se Abdullahu meritonte më shumë se minimumin e parashikuar të dënimit, sepse i pandehuri e dinte se personat që do të përdornin armët flisnin për dhunë kundër amerikanëve.

Abdullahu i kërkoi falje gjykatës dhe tha se nuk i kishte marrë seriozisht bisedat e tyre për të vrarë njerëz të tjerë.

Autoritetet janë shprehur se të pandehurit ishin duke planifikuar të hynin në bazën ushtarake dhe të vrisnin sa më shumë njerëz duke përdorur armë automatike. Një zyrtar tha se sulmi u zbulua në fazën e planifikimit.//ii

XS
SM
MD
LG