Lidhje

SHBA: Xhon Mekein fillon turneun "Në shërbim të Amerikës"


Kandidati republikan për president, Xhon Mekein, filloi një turne i quajtur “Në Shërbim të Amerikës”, për të nxjerrë në pah të kaluarën e tij e të familjes së tij në shërbimin ushtarak.

Senatori Mekein foli sot në Meridian të Misisipit, qytet ku një aerodromi të marinës i është vënë emri i gjyshit të tij, i cili ishte admiral. Edhe i japi i zotit Mekein ishte admiral. Senatori Mekein, pilot i marikës dhe rob lufte gjatë luftës së Vietnamit, tha se babai dhe gjyshi ishin heronjtë e tij të parë dhe respekti për ta ka qënë një prej ambicjeve më të mëdha të jetës së tij.

Senatori i Arizonës ka fituar numrin e mjeftueshëm të delegatëve për të siguruar emërimin e Partisë Republikane. Në Partinë Demokrate, senatorët Hillari Klinton dhe Barak Obama po bëjnë fushatë në Pensillvani, ku më 22 prill do të mbahen zgjedhjet paraprake. it të SHBA, Hillary Clinton thotë se ajo nuk po nxiton për t’i dhënë fund garës së ashpër për t’u emëruar kandidate e partisë së saj për President të Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë të publikuar ditën e djeshme në gazetën ”The Washington Post”, ajo tha se do të luftojë deri në gusht kur mbahet kunvendi i Partisë Demokrate. Disa demokratë, përfshirë këtu shumë mbështetës të Obamës, po e nxisin Klintonin që të tërhiqet nga gara për të lejuar partinë që të bashkohet për kandidaturën e Obamës, i cili udhëheq me numër shtetesh të fituara deri tani, me delgatë të bindur ideologjikisht për të, dhe në numërimin e votave deri tani. Ish Presidenti Bill Klinton nuk i pranoi shqetësimet sipas të cilave, fushata e zgjedhjeve paraprake mund të dobësojë partinë në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit. Ish presidenti tha se secili duhet të qetësohet dhe të lejojë garën që të eci në kursin e saj.

Obama e ka pranuar të drejtën e znj.Klinton për të vazhduar garën, dhe tha se mendon që partia do të bashkohet me kandidatin i cili eventualisht do të emrohet kandidat presidenticail i parisë. Senatori i Arizonës John Mekein, kandidati i Partisë Republikane, nuk pati takime elektorale gjatë dy ditëve të fundjavës së kaluar.//lk

XS
SM
MD
LG