Lidhje

Selami: Çështja kombëtare shqiptare - në ditët e saj më të mira


Në Shqipëri, Partia Socialiste deklaroi të hënën se ka paraqitur kërkesën për një raportim në parlament nga kryeministri Sali Berisha për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec ku humbën jetën të paktën 26 persona. Javën e kaluar, parlamenti u përfshi në debate të ashpra. Çështjes së Gërdecit iu shtua edhe artikulli i publikuar në gazetën New York Times ku hidheshin hije dyshimi për korrupsion në tregtinë e municioneve me destinacion Afganistanin mes ministrisë së Mbrojtjes dhe një kompanie amerikane. Për çështjen e Gërdecit vazhdojnë paralelisht edhe hetimet e prokurorisë.

Për të biseduar më në hollësi mbi pasojat politike të incidentit të Gërdecit dhe njoftimeve për shitjen e municioneve, në emisionin televiziv Ditari ne ftuam për bisedë ish kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Eduart Selami.

XS
SM
MD
LG