Lidhje

Shtëpia e Bardhë jep medaljen më të lartë të nderit pas vdekjes


Shtëpia e Bardhë thotë se do të nderojë me çmimin më të lartë ushtarak të vendit një pjesëtar të komandove elitë të marinës amerikane, i cili u vra duke mbrojtur shokët e tij në Irak.

Ceremonia e dhënies së medaljes oficerit Michael Monsoor do të zhvillohet me 8 prill në Shtëpinë e Bardhë.

25-vjeçari shërbente në Ramadi në shtator 2006 kur një kryengritës hodhi një granadë drejt zotit Monsoor dhe tre pjesëtarëve të tjerë të njësisë elitë të komandove të marinës. Marina thotë se oficeri Monsoor ishte hedhur me trup mbi granadën para se ajo të shpërthente. Ai u vra, ndërsa shokët e tij shpëtuan.

Michael Monsoor do të jetë personi i katërt që merr Medaljen e Nderit për trimëri në Irak apo Afganistan. Të gjitha këto medalje janë dhënë pas vdekjes. (ze)

XS
SM
MD
LG