Lidhje

Indonezi: Radikalët kërkojnë vrasjen e autorit të filmit anti islam


Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono i bëri thirrje vendit të mos përdorë dhunën gjatë protestave ndaj një filmi holandez me temë kundër Islamit. Komentet erdhën pas thirrjes që bënë anëtarët e një organizate radikale islamike, të cilët thanë se realizuesi i filmit hollandez duhet të vritet.

Disa dhjetra anëtarë të organizatës Fronti i Mbrojtësve të Islamit, u mblodhën pranë ambasadës hollandeze në Xhakartë dhe kërkuan që qeveria indoneziane të ndërpresë marrëdhëniet me Amsterdamin si kundërpërgjigje ndaj filmit.

Realizuesi, i cili është deputeti hollandez i së djathtës ekstreme Gert Vilders, tha se do të heqë nga filmi një karikaturë që ka ngjallur debate të shumta, pasi autori i saj ka kërcënuar se do ta çojë çështjen në gjyq për shkelje të së drejtës së autorit.

Karikatura e përfshirë në film tregon Profetin Muhamet me një çallmë që i ngjan një bombe. Filmi, i cili ka ngjallur protesta të shumta, akuzon Kuranin se nxit dhunën.

XS
SM
MD
LG