Lidhje

Kryeministri irlandez Berti Ahern jep dorëheqjen nga posti në maj


Kryeministri irlandez Bertie Ahern, thotë se do të largohet nga posti në fillim të muajit të ardhshëm, në kushtet kur ndaj tij është shtuar së tepërmi trysnia, lidhur me disa akuza për shkelje financiare.

Zoti Ahern e bëri të njohur sot në Dublin vendimin e tij për largimin nga posti më 6 maj. Ai tha se megjithëse nuk kishte bërë asgjë të gabuar, nuk donte që këto akuza ta shpërqëndronin nga puna qeverinë e tij. Një komision anti-korrupsionit ka kryer hetime ndaj udhëheqësit irlandez, lidhur me një sasi të madhe parash që i është dhënë atij në vitet ’90.

Zoti Ahern pranoi se kishte pranuar dhjetra mijëra dollarë nga miq dhe të njohur të tij në fillim të viteve ’90, kur ai ishte ministër i financave. Ai thotë se kjo sasi parash iu dha atij si ndihmë financiare, pas divorcit dhe hodhi poshtë akuzat se këto pagesa përbënin shkelje. Vitin e kaluar, zoti Ahern mezi mundi t’i mbijetojë një votimi në Parlament për shkarkimin e tij, pasi u zgjodh për një mandat të tretë në postin e kryeministrit, diçka e kjo e pazakontë. //iç//

XS
SM
MD
LG