Lidhje

Kongresi merr në pyetje drejtuesit e kompanive të naftës


Ligjvënësit amerikanë kishin thirrur dje drejtuesit e lartë të kompanive më të mëdha të naftës në botë, duke i akuzuar se po sigurojnë fitime të mëdha dhe nga ana tjetër kërkojnë që qeveria t’u japë lehtësi nga taksat. Por drejtuesit ekzekutivë të kompanive dolën në mbrojtje të fitimeve të industrisë dhe thanë se ndjenin dhimbjen me të cilën përballen shumë amerikanë kur mbushin makinat me benzinë.

Seanca zhvillohet në një kohë kur çmimi i benzinës arriti rekordin 86 cent për litër, çmim me të cilin amerikanët duket se do të duhet të mësohen ndërkohë që nafta po shitet mbi 100 dollarë për fuçi. Anëtarët e Kongresit kërkuan nga drejtuesit e pesë kompanive më të mëdha të naftës të justifikonin çmimet e larta në një kohë që po sigurojnë fitime kolosale dhe në të njëjtën kohë lehtësira prej miliarda dollarësh në taksa.

Me naftën që shitet mbi 100 dollarë për fuçi dhe me amerikanët që po paguajnë çmime rekord për karburantin, industria e naftë po përballet edhe njëherë me kritikën e Kongresit. Ekzekutivë të lartë nga pesë kompanitë më të mëdha të naftës në Shtetet e Bashkuara dëshmuan në një seancë me pyetje përgjigje mbi pavarësinë e burimeve energjitike. Ata konfirmuan se sigurua fitime prej më shumë se 120 miliardë dollarësh vitin e kaluar. Kryetari i komisionit Eduard Marki tha se shpreson që shifrat e dhëna ishin pjesë e ndonjë shakaje më 1 prill, në Ditën e Gënjeshtërave.

"Shakaja më e madhe po luhet mbi familjet amerikane ndërsa kompanitë përdorin të gjitha mënyrat për të shmangur miliarda dollarë në taksa ndërsa sigurojnë fitime rekord".

Zoti Marki sulmoi ekzekutivët e kompanive Ekson, Shell, shevron, Konoko Filips dhe BP që u kanë rezistuar thirrjeve për të eliminuar 18 miliardë dollarë shkurtime taksash gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Zoti Marki ishte veçanërisht kritik ndaj drejtuesit të Eksonit, Stivën Sajmon i cili pranoi se kompania e tij kishte investuar më pak se 0 presje 5 përqind nga fitimet për kërkimet e burimeve alternative.

Sajmon: "Zoti kryetar, hedhja e parave në kërkime nuk do të thotë se do të kesh përparim të njëjtë me atë sasi".

Marki: Firma Shell po investon në energjinë nga era, BP-ja në energjinë e rinovueshme (???) dhe nuk po flasim për 100 milionë dollarë gjatë 10 vjetësh. Flasim për miliarda dollarë që po investohen. Përse Exxoni i reziston këtij revolucioni që po përkrahet nga kompani të tjera në sektorin e naftës dhe gazit? "

Sajmën: "Sipas analizës sonë ne nuk do të jemi në gjendje të përballojmë sfidat ashtu siç do të dëshironit ne dhe ju me teknologjinë e tanishme. Ky është vlerësimi ynë".

Disa ligjvënës kërkojnë që shkurtimet e taksave që u jepen kompanive të naftës të eliminohen në mënyrë që ato para të përdoren për projekte të burimeve alternative. Por drejtuesit e industrisë argumentojnë se shkurtimet e taksave janë të nevojshme për të inkurajuar prodhimin e naftës në vend.

Presidenti i Shellit Xhon Hofmaister tha se një problem tjetër që del për zhvillimin e karburanteve alterantivë është mungesa e nismave.

"Lëvizja për burime alternative ngadalësohet nga mungesa e komercialitetit. Me fjalë të tjera, njerëzit nuk po sigurojnë ende fitime. Njerëzit po investojnë në të, por ende nuk po nxjerrin fitime".

Rritja e çmimeve dhe fitimeve vjen nga kërkesat në rritje për naftë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara konsumohen gati 380 mijë litra naftë në çdo sekondë. Çmimet e naftës vazhdojnë të qëndrojnë mbi 100 dollorë për fuçi. Investitorët po presin sot një raport të Departamentit të Energjisë mbi inventarin e naftës së papërpunuar dhe benzinës dhe patjetër që ky raport do të ndikojë në çmimin e naftës në tregjet e aksioneve. //iç//

XS
SM
MD
LG