Lidhje

Zimbabve: Opozita shpall fitoren në zgjedhjet e përgjithëshme


Partia e udhëheqësit të opozitës në Zimbabwe, Morgan Tsvangirai, ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare Lëvizja për Ndryshim Demokratik, tha se bazuar në rezulatet e publikuara jashtë qendrave të votimit, zoti Tsvangirai ka fitur 50 presje 3 përqind të votave, duke nxjerrë të panevojshëm një raund balotazhi. Ai i bëri komentet sot në një konferencë për shtyp në Harare.

Por zëvendës ministri i informacionit, Bright Matonga, i cili është edhe anëtar i partisë në pushtet, e hoshi poshtë këtë njoftim, duke bërë thirrje që të priten rezultat zyratre.

Media shtetërore e Zimbabvesë tha se sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve të së dielës, as zoti Tsvangarai dhe as Presidenti Mugabe nuk kanë grumbulluar më tepër se gjysmën e votave, duke bërë të nevojshëm një raund balotazhi.

Rezultatet zyrtare tregojnë se partia e Presidentit Mugabe ka të ngjarë të humbasë kontrollin e Parlamentit. Komisioni zgjedhor tha sot se Lëvizja për Ndryshim Demokratik dhe fraksioni i shkëputur prej saj kryesojnë me 105 nga 210 vendet e parlamentit. Partia në pushtet ZANU-PF renditet më pas me mbi 90 vende. //iç//

XS
SM
MD
LG