Lidhje

Hamilton mbështet kandidaturën e Sen. Obamës për president


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati për president Barak Obama mori mbështetjen e njërit prej ekspertëve kryesorë për politikën e jashtme dhe ligjvënës demokrat me peshë, Li Hamilton.

Zoti Hamilton ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, për më tepër se tri dekada dhe ka qenë edhe Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme. Ai ka qenë po ashtu bashkëkryetar i Grupit Studimor për Irakun, si dhe i Komisionit Kombëtar që hetoi lidhur me sulmet e 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara. Zoti Hamilton është nga Indiana, ku më 6 maj zhvillohen zgjedhjet paraprake.

Në kampin republikan, në kuadrin e një turneu dy-javor, ku po flet për biografinë e tij, senatori Xhon Mekejn foli sot në Akademinë e Marinës Amerikane në Anapolis, të Merilendit, ku ai ka kryer studimet. Senatori veteran i Arizonës dhe hero i luftës, tha se arritjet e jetës së tij janë një testament për vendin. //iç//

XS
SM
MD
LG