Lidhje

Serbia nuk mbështet një marrëveshje me Rusinë për energjinë


Qeveria e përkohëshme në Serbi dështoi të mbështesë projekt-marrëveshjen e fundit për bashkëpunim me Rusinë në fushën e energjisë.

Ministrat reformistë nuk pranuan të diskutojnë marrëveshjen në një sesion të qeverisë sot, duke thënë se kabineti i mëparshëm nuk ka një mandat ligjor për të miratuar marrëveshje të tilla strategjike.

Kryministri Vojisllav Koshtunica u bëri thirrje ministrave të miratojnë marrëveshjen për energjinë në mënyrë që ajo t’i kalojë parlamentit për ratifikim para zgjedhjeve të ardhshme. Por presidenti Boris Tadiç paralajmëroi se një marrëveshje e kësaj rëndësie duhet të ratifikohet nga institucionet shtetërore me autoritet të plotë demokratik pas zgjedhjeve.

Zoti Tadiç dhe zoti Koshtunica e mbështetën marrëveshjen në fillim të vitit dhe shkuan në Moskë në janar për nënshkrimin e saj. Por dokumenti kërkon ratifikimin nga parlamenti, një proces që do të shtyhet tani për tani derisa të krijohet një qeveri e re pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. (ze)

XS
SM
MD
LG