Lidhje

Aleanca e Natos fton Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësim


Udhëheqësit e Natos ftuan Shqipërinë dhe Kroacinë të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në aleacë por shtynë ftesën për Maqedoninë derisa të zgjidhet mosmarrëveshja me Greqinë lidhur me emrin.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer njoftoi vendimin në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Bukuresht. Sekretari i Përgjithshëm theksoi gjithashtu se aleanca është e vendosur të sjellë pranë anëtarësimit edhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën, por vendosi se të dyja vendet nuk ishin gati ende të fillonin procesin e hyrjes në organizatë.

Duke iu drejtuar udhëheqësve të Natos, presidenti amerikan George W. Bush u uroi mirëseardhjen shteteve të reja të ftuara. Ai shprehu keqardhje për vonesën në rastin e Maqedonisë por shfaqi shpresën për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes për emrin. Ai i bëri thirrje gjithashtu Natos tu japin edhe vendeve të tjera që kërkojnë të hyjnë në aleancë një shans të drejtë dhe të plotë. Ish republika Jugosllave e Maqedonisë ndan të njëjtin emër me një rajon të Greqisë veriore. //rd//

XS
SM
MD
LG