Lidhje

Gjykata e Hagës shpall të pafajshëm Ramush Haradinaj


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e Luftës në ish Jugosllavi e shpalli të pafajshëm ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe të akuzuarin tjetër Idriz Balaj, ndërsa shpalli fajtor të pandehurin e tretë, Lahi Brahimaj, duke e dënuar me 6 vjet burgim. Ata ishin akuzar për krime gjatë konfliktit në Kosovë.

Të tre të pandehurit mbanin poste të larta në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me 25 vjet heqje lirie për të tre. Zoti Haradinaj ishte politikani më i lartë i Kosovës që u gjykua në Hagë. Ai dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2005, pas ngritjes së akuzës. //rd//

XS
SM
MD
LG