Lidhje

Shqipëria e angazhuar të vazhdojë mbështetjen për të gjitha operacionet e Aleancës


Ministri shqiptar i Mbrojtjes Gazmend Oketa deklaron se Shqipëria, e cila dje mori ftesën për anëtarësim në NATO do të vazhdojë të mbështesë të gjitha operacionet e Aleancës dhe do të qëndrojë përkrah edhe në Afganistan deri në përmbushjen e misionit atje. Zoti Oketa tha se procesi i reformave do të vazhdojë në të gjitha fushat. Nga ana e saj edhe opozita kërkon që vendi të realizojë reforma të thella duke ofruar kontributin e saj. Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj tha se opozita megjithatë i qëndron kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit. //ad//
XS
SM
MD
LG