Lidhje

PS, tubim proteste kundër qeverisë


Në Tiranë, Partia Socialiste zhvilloi një tubim proteste kundër qeverisë, duke e bërë atë përgjegjëse për vonesat dhe bllokimin e reformave në disa sektorë, si dhe për abuzime me pushtetin.

Në sheshin Skënderbej kishin dalë disa mijëra qytetarë, përkrahës të opozitës, të cilët mbanin në duar parulla me fjalët "Po Natos, Jo Berishës."

Tubimi ishte organizuar me dy aspekte, nga njëra anë falenderime Natos për ftesën që i dha Shqipërisë për anëtarësim, dhe nga ana tjetër akuza dhe fajësime për qeverinë Berisha lidhur me aksidentin e Gërdecit, ku humbën jetën 25 veta nga shpërthimi i materialeve ushtarake.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se populli shqiptar filloi qysh të enjten të projektojë një të ardhme të re për jetën e tij sepse ftesa e Natos e renditi Shqipërinë në bashkësinë e vendeve të qytetëruara perëndimore. Zoti Rama tha se Partia Socialiste tha se ndjehej krenare që në pushtet ose në opozitë kishte kontribuar në reformat ushtarake dhe politike që kërkoi Natoja. Por nga ana tjetër ai tha se qeveria Berisha po i kompromenton përpjekjet për zhvillim demokratik të vendit sepse shumica dhe ministrat e saj janë përfshirë në një seri aferash korruptive dhe abuzime me pushtetin. //ad//

XS
SM
MD
LG