Lidhje

Në mbrojtje të objekteve arkitektonike në Amerikë


Mbrojtësit e objekteve të vjetra me vlera arkitekturore në Shtetet e Bashkuara nuk janë më një grup elitist. Tani ka një organizatë, e cila mbron qendrat historike, me 400 mijë anëtarë në radhët e veta. Por është një individ të cilit i njihet merita kryesore për këtë trasformim.

15 vjet më parë, kur Richard Moe u bë president i Trustit Kombëtar për Ruajtjen e Objekteve Historike, vetëm një numër i vogël amerikanësh i kushtonin rëndësi vendeve, apo objekteve me vlera historike. “Ne në Amerikë kemi patur këtë nocion për objektet: i përket historisë sonë kulturore; se e reja është më e mirë se e vjetra. Prish të vjetrën dhe ndërto mbi të të renë. Pikërisht kundër kësaj prirjeje ne luftojmë sot".

Zyra e zotit Moe ndodhet në qendrën e Washingtonit, në një ndërtesë që Trusti e ka mirëmbajtur; ajo është shtëpia e Andrew Mellon, një milioner, dikur sekretar thesari, i cili financoi personalisht Galerinë Kombëtare të Arteve. Ish-kongresmeni amerikan, Mike Andrews, i cili është anëtar i bordit të Trustit, thotë se zoti Moe ndryshoi mentalitetin amerikan të prishjes së objekteve të vjetra. “Ai ndjeu se, në mënyrë që lëvizja për ruajtjen e objekteve të vjetra të jetë me të vërtetë e suskesshme, Fondi nuk duhet thjesht të mirëmbajë një numër shtëpish të vjetra, të shekullit të 19-të, por ai duhet të bëhet një organizatë e rëndësishme për mbrojtjen e tyre”.

Trusti tani siguron një fond prej mbi 40 milionë dollarësh në vit, pa asnjë fond qeveritar. Një pjesë e buxhetit shkon për të ruajtur pronat e veta historike, si ish-shtëpia e heroit të marines amerikane, Stephen Dacatour, pranë Shtëpisë së Bardhë.

Trusti, gjithashtu, ka në pronësi shtëpinë ku jetoi vitet e fundit në Washington, Presidenti Woodrow Wilson dhe shumë shtëpi dhe plantacione të tjera të tjera në mbarë vendin. Andrews u takua me Richard Moe, ndërsa të dy ata po përpiqeshin me forcë për të mos lejuar ndërtiem të reja në zonat ku ka ndërtime nga periudha e Luftës Civile. “Ne nuk do ta ndalim punën tonë. Por jemi të mendimit se ruajtja dhe restaurimi i këtyre ndërtesave me vlera historike mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndalimin e shkatërrimit të tyre, sepse ne sigurojmë një alternative për to".

Trusti restauron ndërtesat e vjetra, i nxit njerëzit të shkojnë të jetojnë përsëri nëpër qytete dhe i ndihmon dyqanet e qendrës ta ruajnë biznesin. “Komunitetet më vitale në Amerikë, veçanërisht në qendrën e qyteteve, janë ato që gërshtojnë më mirë të vjetrën me të renë”.

Lista Vjetore e Trustit Kombëtar për Objektet Historike, të Dëmtuara, ka bërë që mijëra amerikanë të vlerësojnë dhe ruajnë objektet e vjetra, duke ruajtur kështu jo vetëm vilat, por edhe farët, shtëpitë moderniste dhe vende me vlera të veçanta, mes tyre edhe rruga e vjetër 66, në perëndimin amerikan. “Kjo është një pjesë e rëndësishme e experiences arkitekturore amerikane. Ne nuk mendojmë se duhet ruajtur gjithshka. Por, duhen ruajtur disa ndërtesëa që përfaqësojnë rryma të caktuara”. Që nga koha e fillimit të veprimtarisë së Trustit, me listën e ndërtesave të dëmtuara në vitin 1988, pak më tepër se gjysma e objekteve që mund të shembeshin, janë restauruar. //rd//

XS
SM
MD
LG