Lidhje

Kitara dhe historia e saj në shekuj


Kitara është ndoshta instrumenti më popullor në të gjithë botën. Muzikantët e përdorin kitarrën për thuajse çdo lloj muzike. Muzika kantri dhe ajo perëndimore nuk do të ishin njëlloj pa kitarrë. Muzika tradicionale popullore spanjolle flamenko nuk do të ekzistonte pa kitarrë. Muzika amerikane bluz nuk do të ishte njëlloj pa tingujt e trishtuar të kitarës. Dhe muzika rok nuk do të ishte e mundur pa këtë instrument.

Ekspertët e muzikës ende nuk bien dakort për vendin ku është luajtur kitarra për herë të parë. Disa ekspertë thonë se një instrument i ngjashëm me kitarrën luhej në Egjipt para më shumë se një mijë vjetësh. Ndërsa të tjerë thonë se paraardhësja e kitarrës moderne erdhi nga Persia në Spanjë diku rreth shekullit të 12-të. Kitarra vazhdoi të zhvillohej si instrument në Spanjë. Rreth shekullit të 17-të ajo u bë e ngjashme me instrumentin që njohim ne sot.

Shumë muzikantë të famshëm i kanë rënë këtij instrumenti. Violinisti i famshëm italian Nikola Paganini luante në kitarrë dhe kompozonte pjesë për këtë instrument në fillim të shekullit të 18-të. Franc Shubert e ka përdorur kitarrën për të kompozuar disa nga pjesët e tij më të njohura. Në kohët moderne, kitarristi spanjoll Andres Segovia e bëri këtë instrument shumë popullor.

Një lloj muzike e luajtur me kitarrë u zhvillua në pjesën jugore të Spanjës, Adalusia. Ajo lidhet gjithmonë me kitarrën spanjolle dhe quhet Flamenko. Karlos Montoja ishte një cigan spanjoll. Kjo është kënga Jerez e muzikës Flamenko.

Në vitet 1930, Les Paul filloi të eksperimentonte për krijimin e kitarrës elektrike. Ai arriti të krijonte trupin e kitarrës elektrike më 1946. Dhe Kompania e Kitarrave Gibson filloi të prodhonte kitarrën e saj të famshme Les Paul më 1952, e cila pati një ndikim të madh në muzikën popullore. Kitarra elektrike ka të njëjtën formë dhe gjashtë tela sikurse kitarra tradicionale, megjithatë ajo lëshon tinguj mjaft të ndryshëm.

Les Paul bëri disa inçizime të famshme përmes të cilave e nohu publikun me muzikën e tij. Aty përfshiheshin pjesë ku Paul luante deri në gjashtë pjesë muzikore në të njëjtën kohë. Kënga “Meet Mister Callaghan” ishte kënga e pestë më popullore në Shtetet e Bashkuara në vitin 1952.

Kitarra ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për muzikën bluz. Kitarra elektrike Les Paul bëri të mundur krijimin e muzikës moderne bluz. Ka pasur edhe shumë kitarristë të njohur të kësaj rryme muzikore. Megjithatë, ekspertët e muzikës thonë se të gjithë kitarristët e muzikës bluz krahasohen gjithmonë me një njeri dhe kitarrën e tij të famshme. Dhe ai është B.B. King. Çdo fans i bluzit e di se B.B. King ia vuri emrin kitarrës së tij Lucille. Kjo është kënga “The Thrill is gone” ku B.B. King luan kitarrën e tij Lucille.

Kitarra e madhe dhe e zezë Lucille e B.B. Kingut ka një rëndësi të veçantë për muzikën amerikane. Vizitorët mund ta shohin këtë kitarrë në muzeun e muzikës rok and soul në Memfis të shtetit Tenesi. Ky muze është i vetmi jashtë kryeqytetit Uashington dhe Nju Jork i administruar nga Instituti Smithsonian.

Kitarra tjetër e famshme e muzikës amerikane e ka emrin Triger. Ajo i përket yllit të muzikës kantri Willie Nelson. Kitarra e tij është po aq e famshme për muzikën kantri sa ç’është Lucille për muzikën bluz.

Trigger është faktikisht një kitarrë shumë e shëmtuar. Ajo duket si një intrument i vjetër dhe i prishur që dikush e ka hedhur tutje. Disa njerëz të famshëm kanë shkruar emrat e tyre aty. Aty mund të shihet një vrimë e madhe dhe kitarra duket e dëmtuar rëndë. Por vrima, emrat dhe shënimet e tjera duket se vetëm ia shtojnë bukurinë tingullit të saj. Kjo është kënga Angle Flying too close to the ground e Willie Nelson.

Shumë muzikantë të rok n’ rollit i bien shumë mirë kitarrës. Një nga më të mirët është Çak Beri. Metoda e Berit dhe loja e tij e shpejtë në kitarrë ishte shumë e famshme në fillimet e muzikës rok. Ai ende ka ndikim të madh në muzikën rok and roll. Një nga hitet e Çak Berit “Johnny B. Goode” flet për një kitarrist dhe u inçizua në vitin 1957.

Llojet e kitarrave janë po aq të ndryshme sa ç’janë edhe muzikantët. Dhe ne po ju lëmë nën tingujt e këngës Bamboleo, një përzierje e kitarrës tradicionale spanjolle me pak xhez, bluz dhe tinguj të muzikës latino, të luajtur nga Jose Feliciano. //ii

XS
SM
MD
LG