Lidhje

Senatori Mekein vlerëson punën e ushtrisë irakiane në Basra


Kandidati i pritshëm i partisë republikane për president, senatori John McCain tha se ushtria e Irakut ka operuar shumë mirë gjatë sulmeve të fundit të saj në qytetin e Basrës megjithë rezultatet e trazuara të betejës.

Zoti McCain i bëri komentet në një intervistë sot për kanalin Fox News. Ai tha se një sulm i tillë as që mund të mendohej se mund të ndërmerrej nëntë muaj më parë.

Qindra njerëz janë vrarë gjatë betejave në muajt e fundit midis Ushtrisë Mahdi të ekstremistit shiit Moqtada al-Sadr dhe forcat të huaja dhe atyre irakiane.

Komentet e zotit McCain bëhen vetëm disa ditë para se komandanti amerikan në Irak, gjenerali David Petraeus të japë vlerësimin e tij për luftën para Kongresit.

Ndërkohë, kandidatët presidencialë të partisë demokrate, senatorja Hillary Clinton dhe senatori Barack Obama po bëjnë fushatë në perëndim të Shteteve të Bashkuara, para zgjedhjeve paraprake që do të mbahen në Montana dhe Dakotën e Jugut më 3 qershor. //rd//

XS
SM
MD
LG