Lidhje

Presidenti i Malit të Zi deklaron fitoren e tij në zgjedhje


Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç shpalli fitoren dje në zgjedhjet presidenciale; dhe vëzhguesit e pavarur thonë se ai ka fituar rizgjedhjen me një diferencë të thellë.

Rezultatet zyrtare prite të dalin sot, por vëzhguesit e një grupi të besueshëm joqeveritar thanë se zoti Vujanoviç, do të shpallet fitues me 52% të votave, me një distancë të madhe me dy rivalët e tij më të afërt, dhe me më tepër se 50% që mund të rrezikonte ballotazhin. Pjesëmarrja në votime ishte afërsisht 69%.

I entuziazmuar zoti Vujanoviç tha se ai do të jetë president për të gjithë malazazët, dhe se ai do të çojë vendin më pranë BE.

Këto ishin zgjedhjet e para presidenciale që kurse Mali i Zi u shkëput nga Serbia dy vjet më parë. Presidenti është në aleancë me kryeministrin Milo Gjukanoviç //mm//

XS
SM
MD
LG