Lidhje

Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë rifillojnë bisedimet e paqes


Kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe Presidenti palestinez Mahmud Abaz kanë rifilluar bisedimet në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për paqe brenda këtij viti.

Negociatori Saeb Erakat tha se pjesa më e madhe e diskutimeve sot në Jeruzalem u përqendruan mbi ndërtimin e vendbanimeve të reja hebraike në Bregun Perëndimor. Ai tha se ndërtimet po dëmtojnë kredibilitetin e procesit të paqes dhe mund të minojnë shanset për arritjen e një marrëveshjeje.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë gjithashtu se ndërtimi i vendbanimeve shkel planin izraelito-palestinez të paqes.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite Mark Regev tha se izraelitët ngritën shqetësimin se forcat palestineze të sigurimit nuk po bëjnë sa duhet për të ndalur sulmet ekstremiste ndaj Izraelit. Por ai tha se zoti Abaz dhe zoti Olmert ranë dakord të mos lejojnë që shqetësimet për sigurimin dhe vendbanimet hebraike të dëmtojnë përpjekjet për paqe këtë vit. //iç//

XS
SM
MD
LG