Lidhje

Jandrokoviç: Kroacia do të bëjë gjithçka për t'u anëtarësuar në BE


Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç, thotë se vendi i tij do të bëjë çfarëdo që të jetë e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zoti Jandrokoviç tha të martën në Bruksel se qeveria e Zagrebit do t’i përmbahet afatit të qershorit për reformat e gjyqësorit dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oli Ren, tha se Kroacia ka perspektivë të mirë për përparim, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë. Ai tha se zyra e tij dëshiron që Kroacia të fillojë negociatat nga fundi i qershorit për politikat e tjera, duke përfshirë konkurencën dhe prokurorimet publike.

Bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në bllokun evropian filluan në vitin 2005. //bsa//

XS
SM
MD
LG