Lidhje

Kosovë: Parlamenti miraton kushtetutën e shtetit të ri


Ligjvënësit në Kosovë miratuan kushtetutën e parë thuajse dy muaj pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia. Sot, parlamenti i Kosovës votoi njëzëri për dokumentin, i cili e shpall Kosovën republikë të pavarur, demokratike dhe laike.

Kushtetuta hyn në fuqi me 15 qershor, kur Kombet e Bashkuara t’i japin fund dorëzimit të kompetencave tek shteti i ri dhe zyrtarët e BE-së që do t’i mbikqyrin ata.

Sot në Moskë, presidenti i ardhshëm rus Dimitri Medvedev i quajti kundërproduktive përpjekjet për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, veçanërisht në rastin e Kosovës. Ai i bëri këto komente gjatë bisedimeve në kryeqytetin rus me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon i cili ndodhet për vizitë atje.

Rusia e ka kritikuar rreptë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Edhe Serbia e kundërshton duke e quajtur atë të paligjshme. Ministri i jashtëm rus Vuk Jeremic, gjatë një vizite që bëri sot në Greqi, tha se Kosova do të dështojë nëse vazhdon rrugën e saj të shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Beogradi. //rd//

XS
SM
MD
LG