Lidhje

Gjykata e Bosnjes urdhëron ndalimin e një të dyshuari për masakrën e vitit 1995


Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dhënë urdhër për ndalimin e një serbi të Bosnjes të dyshuar për përfshirje në masakrën e vitit 1995, ku u vranë 8 mijë meshkuj myslimanë. Gjykata e krimeve të luftës në Bosnje ka urdhëruar të ndalohet ish-oficeri i forcave speciale të policisë Vaso Todoroviç.

Prokurorët e akuzojnë atë për përfshirje në ndalimin dhe ekzekutimin e 1 mijë meshkujve myslimanë brenda një dite të vetme, më 13 korrik 1995 në fshatin lindor Kravica.

Viktimat ishin civilë që ishin strehuar në qytetin Srebrenicë, i cili ishte shpallur zonë e sigurtë nga Kombet e Bashkuara gjatë konfliktit të viteve ’90.

Prokurorët thonë se Vaso Todoroviç mori pjesë edhe në zhvendosjen me forcë të 25 mijë grave, fëmijëve dhe të moshuarve myslimanë, të cilët u veçuan nga meshkujt dhe u dërguan në pjesë të Bosnjes që kontrolloheshin nga ushtria myslimane e Bosnjes. //rd//

XS
SM
MD
LG