Lidhje

Një tjetër makinë me energji elektrike në tregun amerikan


Një kompani e re e makinave në Shtetet e Bashkuara po mundohet sjellë në treg një makinë që funksionin me shumë pak benzinë në përgjigje të çmimeve të larta të karburanteve. Kompania Aptera ka prodhuar një makinë me tri rrota e cila mund të arrijë shpejtësinë deri në 137 kilometra në orë.

Makina duket sikur te ketë ardhur nga një planet tjetër por një ndër drejtuesit e lartë të kompanisë thotë se nuk duhet të befasohemi. Modeli i ri i makinës i quajtur Type One, funksionin me energji elektrike dhe jo me benzinë. “Nuk ka nevojë për ndonjë mbushës special për bateritë, mjafton të instalosh një karikues në çdo shtëpi, në rrjetin 110 voltësh”.

Kompania Aptera tanimë ka marrë reth 1100 porosi për makinën e saj të re dhe dërgimi i tyre të konsumatorët pritet të fillojë nga fundi i vitit. Kompania planifikon të prodhojë edhe një makinë tjetër të modelit Type One e cila do të funksionojë me energji elektrike dhe me benzinë dhe e cila sipas udhëheqësve të kompanisë do të mund të shkojë deri në 131 kilometra me një litër benzinë. Ja se çfarë thotë themeluesi i kompanisë Aptera Steve Fambro. “Do të mund të bëj deri në 127 kilometra për një litër benzinë në 62 kilometrat e parë dhe më pas 34 kilometra për një litër pasi bateritë fillojnë të bien”.

Makina duket e brishtë por është e bërë nga një material i përzier për të cilin kompania thotë se është gjysëm herë më i lehtë se çeliku dhe 10 herë më i fortë se ai. Ja si shpjegon këtë Chris Anthony nga kompania Aptera: “Ky material është shumë shumë i fortë dhe mund ti rezistojë ndeshjeve të njejta si bolidët e Formulës 1”.

Aptera përdor dizenjo të epokës së hapësirës për brendësinë e makinës. Ka një ekran për kontrollimin e funksioneve të ndryshme i cili funksionin duke prekur butonat në të. Sistemi i kontrollit klimatik funksionon duke shfrytëzuar energji solare dhe ka një bagazh të madh. Shumica e pjesëve të brendëshme janë të bëra nga material i cili mund të rishfrytëzohet. Në vend të pasqyreve makina ka kamera të vogla për të ndihmuar ngasësin. Por sa kushton një makinë e tillë? Çmimi aktualisht është rreth 30 mijë dollarë. Por nëse kjo makinë me të vërtetë i kryen të gjitha këto funksione atëherë ky çmim ia vlen. //rd//

XS
SM
MD
LG