Lidhje

Mediat serbe: Beogradi ka vendosur zyrtarisht të zhvillojë zgjedhje lokale në Kosovë


Njoftimet e medias serbe bëjnë të ditur se Beogradi ka vendosur zyrtarisht të zhvillojë zgjedhje lokale në Kosovë, një masë që është deklaruar e jashtëligjshme nga Kombet e Bashkuara.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është zotuar se do të ruajë kontrollin mbi zonat serbe të saj. Agjencia zyrtare serbe e lajmeve Tanjug thotë se komisioni elektoral i Beogradit miratoi një rezolutë mbrëmë në të cilën rithekson planet për të zhvilluar më 11 maj zgjedhje në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë reagime publike mbi njoftimin. Por kreu i Misionit të OKB-së në Prishtinë i tha radios britanike se Kombet e Bashkuara nuk do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve.

Shefi i misionit Joakim Ryker tha se vendimi serb shkel mandatin e OKB-së për të mbikqyrur zhvillimet politike dhe ushtarake në Kosovë. Por ai tha se misioni i tij nuk do të përpiqet për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve. //rd//

XS
SM
MD
LG