Lidhje

Presidenti Bush njoftoi pezullimin e tërheqjes së trupave nga Iraku


Në një fjalim të rëndësishëm mbi politikën e tij të luftës në Irak, Presidenti Bush dha urdhër për një pezullim të papërcaktuar të tërheqjes së trupave nga ai vend pas korrikut.

Presidenti njoftoi sot në Shtëpinë e Bardhë se ai do t’i japë komandantit të lartë të forcave amerikane në Irak të gjithë kohën e nevojshme për të vlerësuar gjendjen e sigurisë atje. Ky vendim i presidentit do të bëjë që rreth 140 mijë trupa amerikane të qëndrojnë në Irak pasi të zgjidhet presidenti i ardhshëm në nëntor.

Zoti Bush tha se shtimi i trupave amerikane në Irak para 15 muajsh kanë ringjallur perspektivën e suksesit në Irak, duke pakësuar aktet e dhunës sektare si dhe vdekjet mes civilëve dhe ushtarëve amerikanë.

Duke njoftuar një vendim tjetër të rëndësishëm, presidenti bëri thirrje për shkurtimin e periudhave të shërbimit për trupat, që do të dislokohen që nga gushti. Ushtarët do të shërbejnë 12 muaj në vend të 15 muajve, duke ulur kështu stresin e shkaktuar nga dislokimet afat-gjatë. //rd//

XS
SM
MD
LG