Lidhje

Ish kryeministri Çeku rikthehet në politikë


Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është rikthyer në politikë pas një pushimi disa muajsh, duke marrë drejtimin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Ai u zgjodh sot në postin e kësaj partie të cilën e drejtonte Kaqusha Jashari, pas bisedimeve të dendura edhe më forca të tjera politike. Zoti Çeku tha se përparësi e punës së kësaj partie do të jetë ndërtimi i një shoqërie tolerante dhe përshpejtimi i proceseve të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Partia Socialdemokrate nënshkroi një marrëveshje me Partinë Demokratikë të Kosovës para zgjedhjeve të fundit për të siguruar hyrjen në Parlament. Agim Çeku, ish komandat i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, mori postin e kryeministrit të vendit në mars të vitit 2006 duke u bashkuar më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ai u largua nga kjo parti në përfundim të mandatit të tij si kryeministër pas zgjedhjeve të 17 nëntorit të vitit të kaluar.//rd//

XS
SM
MD
LG