Lidhje

Rozh përshëndet përgatitjet për Lojrat e Pekinit


Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojrave Olimpike Zhak Rozh, përshëndeti përgatitjet me rastin e Olimpiadës së Pekinit, megjithë protestat e vazhdueshme nëpër botë kundër stafetës së pishtarit olimpik dhe thirrjeve për bojkotimin e ceremonive të hapjes.

Duke folur sot për gazetarët në fund të takimeve një javore në Pekin të komitetit ndërkombëtar olimpik, zoti Rozh tha se do të preferonte që politikanët të mos flasin rreth bojkotimit. Ai tha se bojkotimet do të dëmtonin atletët dhe jo lojrat olimpike. Ndaj udhëheqësve botërore po shtohet presioni që të mos marrin pjesë në ceremonitë e hapjes së olimpiadës.

Tashmë udhëheqësit e Britanisë, Gjermanisë dhe Polonisë kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në ato ceremoni. Sekretari i Përgjithëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka informuar Pekinin se nuk ka të ngjarë që ai të marrë pjesë në ceremonitë e hapjes së lojrave olimpike në muajin gusht. Një zëdhënëse tha se zoti Ban i informoi zyrtarët kinezë para disa muajsh për një konflikt të mundshëm në orarin e tij. Pishtari olimpik mbrriti dje në Buonos Aires me aeroplan nga San Franciskoja dhe u çua në një vend sekret. //rd//

XS
SM
MD
LG