Lidhje

UNMIK: Të paligjshme synimet e Beogradit për zgjedhje në Kosovë


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i ka cilësuar si të paligjshme synimet e Beogradit për të organizuar zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ky qëndrim i është transmetuar qeverisë serbe nëpërmjet një letre të shefit të UNMIK-ut Joachim Ruecker i cili thekson se zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë, do të ishin të paligjshme sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Mbajtjen e këtyre zgjedhjeve e kanë kundërshtuar ashpër edhe përfaqësuesit politikë të Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG