Lidhje

Zoellick, thirrje vendeve të pasura të ndihmojnë të varfërit


Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se rritja e çmimeve ushqimore po ngushton mundësitë dhe po krijon vështirësi për njerëzit në vendet e varfëra. Organizata ndërkombëtare që u jep hua qeverive thotë se synon të dyfishojë investimet në bizneset bujqësore këtë vit dhe u bëri thirrje vendeve të pasura të ndihmojnë të kompesojë kostot në rritje të ushqimeve. Duke folur me gazetarët para takimit të Bankës Botërore dhe FMN-së këtë fundjave, zoti Zoellick tha se anëtarët e Bankës duhet të shtojnë përpjekjet për atë që ai e quajti një emergjencë në rritje në vendet në zhvillim.

Banka Botërore thotë se vendet nën-sahariane do të jenë ndër më të prekurat nga kostot e larta të ushqimit. Duke folur dje me gazetarët

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoelllick tha se situata në vendet më të varfëra të botës i bën problemet financiare në vendet në zhvillim të duken të parëndësishme. "Ndërsa disa shqetësohen për mbushjen e makinës me benzinë, shumë të tjerë në mbarë botën po luftojnë për të mbushur barkun – dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë".

Studimet e Bankës Botërore tregojnë se çmimi i grurit është më shumë se dyfishuar nga viti i kaluar ndërsa çmimi i orizit është rritur me të paktën 75 përqind. "Në Bangladesh, një thes me 2 kilogram oriz si ky kushton sa gjysma e pagës ditore për një familje të varfër".

Zoti Zoellick thotë se takimet e pranverës të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore duhet të bëjnë më shumë për të njohur krizën. Ai u bëri thirrje vendeve të pasura të veprojnë me shpejtësi për të zgjeruar programet e tyre të sigurisë për vendet e varfëra dhe të japin të paktën 500 milionë dollarë për të përmbushur nevojat e tyre emergjente për ushqim. "Kjo nuk ka të bëjë thjesht me ushqimet që mungojnë sot apo me pasiguritë sociale në rritje. Kjo ka të bëjë me humbjen e mundësive për fëmijët dhe për të rritur në të ardhmen – frenimin e rritjes fizike dhe intelektuale. Për më tepër, ne llogarisim se efektet e kësaj krize ushqimore mbi uljen e varfërisë në mbarë botën na çojnë shtatë vjetë prapa".

Protestat për ushqime kanë shpërthyer tashmë në vendet në zhvillim ku njerëzit shpenzojnë gati 60 përqind të të ardhurave të tyre për ushqim. OKB-ja dhe Banka Botërore fajësojnë për rritjen e kostos së ushqimit, kombinimin e disa faktorëve, përfshi ndryshimet klimatike, çmimet e larta të energjisë dhe rritjen e kërkesës për biokarbure. //rd//

XS
SM
MD
LG