Lidhje

Shefi i ushtrisë ruse paralajmëron masa kundër zgjerimit të Natos


Një gjeneral i ushtrisë ruse thotë se vendi i tij do të detyrohej të ndërmerrte masa ushtarake nëse republikat ish-sovjetike, Gjeorgjia dhe Ukraina futen në Nato.

Gjenerali Yuri Baluyevski nuk dha hollësi mbi masat e mundshme. Natoja nxori një deklaratë në takimin e saj të fundit në Bukuresht, ku theksonte se Gjeorgjia dhe Ukraina do të bëhen anëtare të Aleancës në të ardhmen.

Megjithatë, asnjë nga këto vende nuk është përfshirë në procesin e përshpejtuar të anëtarësimit. Rusia ka thënë se nuk do që Natoja të vazhdojë zgjerimin e territorit të saj deri në kufijtë rusë. //rd//

XS
SM
MD
LG