Lidhje

SHBA: Konsumatorët më pesimistë se kurrë për ekonominë


Një sondazh i ri i opinionit të konsumatorëve amerikanë tregon se ata janë më pesimistë se kurrë më parë në 25 vjet. Raporti i botur sot (të premten më 11 prill 2008) tregon një rënie prej më shumë se 6 përqind në indeksin që tregon se si banorët vlerësojnë perspektivën e tyre ekonomike.

Ekonomistët e ndjekin nga afër indeksin e konfidencës së konsumatorëve sepse ai tregon se në çfarë niveli janë shpenzimet, që përbën dy të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara. Ekonomia amerikane ka humbur mijëra vende pune këtë vit, ndërkohë që konsumatorët po përballen me ngritjen e çmimeve të ushqimit dhe benzinës.

Investitorët morën edhe një lajm tjetër të keq, kur kompania e Xhenerëll Motor, paraqiti një raport zhgënjyes të të ardhurave. Ekonomistët e ndjekin nga afër këtë kompani, sepse ajo është kompania e tretë më e madhe në botë dhe ka një gamë të gjerë aktivitetesh. Konglomerati Xhenerëll Motors prodhon gjithëçka, nga motorët e avionëve deri tek programet televizive. //rd//

XS
SM
MD
LG