Lidhje

Maqedoni: Deputetët votojnë për të shpërndarë Parlamentin


Deputetët në Maqedoni votuan sot për të shpërndarë parlamentin dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme tani që vendi nuk mundi të marrë ftesën për në Nato.

70 nga 120 deputetët votuan për mocionin. Partia konservatore e kryeministrit Nikolla Gruevski ra dakord të mërkurën ta mbështeste mocionin. Partia kryesore shqiptare e opozitës, Bashkimi Demokratik për Integrim kishte bërë thirrje gjithashtu për zgjedhje të reja.

Qeveria shumë-etnike ka qënë disa muaj në vështirësi mbi rrugën e reformave në vend dhe të drejtat e shqiptarëve. Zgjedhjet e reja do të mbahen pas tre muajsh. //ii

XS
SM
MD
LG