Lidhje

Rajs: Të lejohet zhvillimi i shtetit të ri të Kosovës


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice komentoi dje për Kosovën gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Gjermanisë Frank-Valter Shtajnmajer në Washington.

"Ne duam të shikojmë një Ballkan që të jetë i qendrueshëm dhe ku serbët të kuptojnë se tek Shtetet e Bashkuara dhe tek Europa ata kanë një mik të mirë. Por, tha sekretarja amerikane e shtetit, ne duam të shikojmë një Ballkan ku të lejohet zhvillimi i shtetit të ri të Kosovës."

Nga ana e tij, ministri i jashtëm gjerman Shtajmajer tha se tani për tani, problemi kryesor është stabilizimi i Kosovës gjë që nuk është detyrë e lehtë. Ai tha se nacionalistët serbë po përpiqen të shfrytëzojnë zgjedhjet parlamentare për të penguar atmosferën pro-europiane.

Shpresoj se kjo nuk do të materializohet, tha ministri i jashtëm gjerman Shtajmajer.

Përveç Kosovës, dy zyrtarët diskutuan edhe mbi programin bërthamor të Iranit, si dhe për zhvillimet në Kinë dhe në Tibet.

XS
SM
MD
LG