Lidhje

Italianët kanë nisur heshtjen elektorale para votimeve dyditëshe   


Italianët kanë nisur heshtjen elektorale përpara zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen nesër dhe pasnesër rreth tre muaj pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Romano Prodi.

Zgjedhjet mund të sjellin sërish në fuqi për herë të tretë ish-kryeministrin 71-vjeçar Silvio Berluskoni. Dje, në një fjalim të fundit përpara zgjedhësve, zoti Berluskoni premtoi se do të heqë taksën e regjistrimit të makinave.

Rivali kryesor i Berluskonit është 52 vjeçari Valter Veltroni, i Partisë Demokratike të qendrës së majtë. Veltroni, ish kryetar i bashkisë së Romës, këmbëngul për nevojën e një ndryshimi rrënjësor.

Por sipas sondazheve të fundit zhvilluar dy javë më parë, koalicioni i qendrës së djathtë i zotit Berluskoni, ka një epërsi të lehtë ndaj zotit Veltroni.

Analistët politikë thonë se rreth 30% e rreth 50 milion njerëzve me të drejtë vote janë ende të pavendosur. //ii

XS
SM
MD
LG