Lidhje

Obama pranon komentet e bëra për votuesit në qytetet e vogla


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për president, Barak Obama pranoi se disa komente të bëra prej tij për votuesit e qyteteve të vogla ishin pa vend.

Senatori Obama u tha sot simpatizantëve në shtetin Indiana se fjalët e zgjedhura prej tij nuk pasqyronin atë që ai donte të thoshte. Gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në San Fransisko javën e kaluar, zoti Obama tha se votuesit e qyteteve të vogla jepen pas armëve dhe pas fesë për shkak të dëshpërimit dhe humbjes ë vendeve të punës.

Rivalja e tij demokrate, senatorja Hillari Klinton e akuzoi zotin Obama se i nënvlerëson votuesit. Dje, ajo u tha simpatizantëve në Pensilvani se ajo nuk i shikon votuesit si të dëshpëruar por më tepër si optimistë dhe punëtorë. Këshilltarët e kandidatit republikan për president, John McCain e akuzuan senatorin Obama si elitist dhe të shkëputur nga votuesit. //rd//

XS
SM
MD
LG