Lidhje

Dorëheqja e ministrit të brendshëm bullgar


Në Bullgari, ministri i brëndshëm dha dorëheqjen i ndodhur nën presion, pasi u njoftuan lidhje të dyshuara midis zyrtarëvë të lartë qeveritarë dhe krimit të organizuar. Dorëheqja e Romen Petkovit sot pason thirrjet e Bashkimit Evropian për marrjen e masave urgjente për të luftuar krimin nga qeveria e Sofies. Këto thirrje u përsëritën pasi dy figura të njohura bullgare u vranë javën e kaluar brënda një periudhe 24 orëshe.

Qeveria e Bullgarisë u akuzua gjithashtu muajin e kaluar se dy zyrtar të lartë të ministrisë së brëndshme kompromentuan hetimet e policisë duke u dhënë informacione elementëve kryesorë kriminalë, që po hetoheshin. Ministri Petkov fillimisht kishte refuzuar të jepte dorëheqjen, por anketat e opinionit tregonin se mbështetja e publikut për të ra ndjeshëm gjatë javës së fundit. Ai ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje. //rd//

XS
SM
MD
LG