Lidhje

I paqartë shkaku i shpërthimit në xhaminë iraniane


Zyrtarë iranianë thanë se hetuesit nuk kanë arritur të mësojnë ende shkakun e shpërthimit në një xhami ku u vranë të paktën 12 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.

Disa zyrtarë e quajnë këtë shpërthim aksidental ndërsa të tjerë nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë sulmi me bombë. Shpërthimi, në qytetin Shiraz të Iranit jugor, ndodhi në pjesën e xhamisë ku qëndrojnë burrat ndërsa një klerik i njohur ishte duke predikuar.

Një shef rajonal i policisë tha sot se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë. Ai tha se mjete shpërthyese kishin mbetur në xhami, ku para pak kohësh ishte hapur një ekspozitë, që përkujtonte luftën irako-iraniane të viteve 80-të.

Sipas medias iraninane, zyrtarë të tjerë thonë se nuk hedhin poshtë mundësinë e një sulmi terroristë. //rd//

XS
SM
MD
LG