Lidhje

Italianët votojnë të zgjedhin parlamentin e ri


Në Itali, po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të cilat do të përcaktojnë pasardhësin e kryeministrit, Romano Prodi.

Ish kryeministri Silvio Berluskoni dhe ish kryetari i bashkisë së Romës Valter Veltroni kryesojnë garën. Fituesi do të formojë qeverinë e 62 të Italisë në 63 vjetët pas Luftës së Dytë Botërore.

Anketat parazgjedhore tregonin se 71 vjeçari Berluskoni, një konservator dhe një nga më të pasurit në Itali, mund të fitojë një mandat të tretë. Megjithatë anketat e fundit tregojnë se epërsia e tij ndaj 52 vjeçarit Veltroni, po ngushtohet. Në këto zgjedhje votohet për 945 vende të parlamentit. Qendrat e votimit do të rihapen nesër në mëngjes deri në mesditë. //rd//

XS
SM
MD
LG