Lidhje

Xhimi Karter mbron planin e tij për t'u takuar me Hamasin


Ish Presidenti amerikan, Xhimi Karter, mbrojti planin e tij për t’u takuar me grupin ekstremist Hamas në Siri brenda disa ditësh. Në një intervistë televizive me kanalin ABC, zoti Karter tha se ai do të përpiqet ta bindë Hamasin të ndalë sulmet kundër civilëve izraelitë.

Ai tha se do t’i bëjë thirrje Hamasit të bashkëpunojë me lëvizjen Fatah të Presidentit palestinez, Mahmud Abaz, për të rivendosur unitetin mes palestinezëve. Hamsi e përmbysi Fatahun nga pushteti në Rripin e Gazës vitin e kaluar, duke e kufizuar autoritetin e zotit Abaz vetëm në Bregun Perëndimor.

Ish presidenti amerikan, Xhimi Karter, tha se nuk përfaqëson qeverinë amerikane gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, që filloi dje me vizitën e tij në Izrael. Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë i kanë bërë thirrje zotit Karter që të mos takohet me Hamasin, të cilin Uashingtoni e konsideron grup terrorist. //iç//

XS
SM
MD
LG