Lidhje

Delta dhe Northwest do të bashkohen në një kompani të vetme


Dy shoqëri amerikane fluturimesh, Delta dhe Northwest kanë në plan të bashkohen duke krijuar kompaninë më të madhe ajrore në botë.

Bordet drejtuese të të dyja kompanive thonë se ato do të operojnë nën emrin e Deltës dhe do të drejtohen nga shefi ekzekutiv i Deltës.

Krerët e shoqërive thonë se shkrirja do t’i jepte kompanisë së re një avantazh në tregun global, me fluturime në afro 400 qytete në 67 vende të ndryshme dhe do të sillte rreth 1 miliardë dollarë të ardhura.

Në një intervistë dhënë sot rrjetit televiziv CNN, shefi ekzekutiv i shoqërisë Northwest Doug Steeland tha se kompania e re do të sillte shkurtimin e rreth 1 mijë vendeve të punës, por shtoi se shkurtimet ishin parashikuar edhe para planeve për bashkimin e kompanive.

Për të hyrë në fuqi, bashkimi duhet të miratohet nga aksionerët e të dyja kompanive dhe nga agjencia që kontrollon konkurencën e lirë. //kk//

XS
SM
MD
LG