Lidhje

BE-ja mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në OBT


Bashkimi Evropian nënshkroi një marrëveshje me Malin e Zi për të mbështetur anëtarësimin e këtij vendi në Organizatën Botërore të Tregtisë. Marrëveshja, e nënshkruar sot, shihet në shkallë të gjerë si një hap vendimtar për reformat ekonomike dhe tregtare që kërkohen për anëtarësimin në të ardhmen në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministrja malazeze Gordana Gjuroviç, e cila nënshkroi marrëveshjen, tha se shpreson që negociatat për pranim në Organizatën Botërore të Tregtisë do të përfundojnë këtë vit me vendet anëtare. Mali i Zi nënshkroi në vitin 2006 një marrëveshje me Brukselin, duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2006, ekonomia e Malit të Zi ka njohur rritje të ndjeshme që llogaritet në rreth 8 për qind në vit. //ad//

XS
SM
MD
LG