Lidhje

Ekspertët propozojnë ndryshimin e metodave të kultivimit të ushqimit


Një organizatë ndërkombëtare e përbërë nga ekspertë të bujqësisë thotë se metodat globale të kultivimit duhet të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore për t’u shërbyer më mirë të varfërve dhe për të shmangur një krizë ambjentaliste.

Rreth 400 shkencëtarë e bënë këtë paralajmërim në një raport të Organizatës për Analizë Ndërkombëtare të Shkencave dhe Teknologjisë Bujqësore për Zhvillim.

Ekspertët thanë se teknikat moderne bujqësore kanë rezultuar në rritje të mëdha në prodhimin ushqimor, por përfitimet prej tyre nuk janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Ata llogarisin se rreth 850 milionë vetë vuajnë nga uria në shkallë botërore, dhe kësaj shifre i shtohen çdo vit 4 milion vetë. //kk//

XS
SM
MD
LG