Lidhje

Nafta arrin 114 dollarë për fuçi


Për herë të parë çmimi i naftës arriti sot rekordin e afro 114 dollarëve për fuçi ndërkohë që dollari i dobësuar po e bën naftën më të lirë për blerësit e huaj.

Ekspertët thonë gjithashtu se rënia e dollarit po i bën investitorët t’i largohen monedhës amerikane dhe t’i drejtohen gjithnjë e më tepër mallrave më të sigurt si naftës dhe arit.

Një tjetër faktor që po i rrit çmimet e naftës janë çrregullimet në furnizimet që vijnë nga Meksika dhe Nigeria. Moti i keq e ka detyruar Meksikën të mbyllë disa nga terminalet e ekaportimit të naftës.

Gjithashtu, kompania e naftës Eni ka ndalur prodhimin në disa prej puseve nigeriane duke thënë se disa sabotatorë kanë shkaktuar shpërthime në objekte të ndryshme të naftës.

XS
SM
MD
LG