Lidhje

Berluskoni korri një fitore të ndjeshme në zgjedhjet parlametare


Për të tretën herë në 15 vjet, manjati i medias dhe udhëheqësi i qendrës së djathtë, Silvio Berluskoni, mer pushtetin në Itali. Sipas parashikimeve, edhe para se të mbylleshin qendrat e votimit dje, ai kishte fituar ndjeshëm shumicën në të dyja dhomat e parlamentit.

Rivali i tij i qendrës së majtë, ish kryetari i bashkisë së Romës, 52 vjeçari Valtroni, pranoi humbjen pak pas mbylljes së qendrave të votimit, nëpërmjet një fjalimi në televizionin italian.

“Siç është një zakon i mire në të gjitha demokracitë, i telefonova Silvio Berluskonit për t’i uruar fitoren dhe fat të mbarë, ashtu siç duhet të bëjë çdo italian që e do vendin e vet”.

Zëdhënësi i zotit Berluskoni tha se italianët kishin fituar sepse ata arritën të siguronin, atë që ai e qujti, një kthesë të qartë dhe vendimtare pasi një qeveri e majtë shkatërrimtare, siç u shpreh ai, ra në janar pas 20 muajsh në pushtet.

Zoti Berluskoni tha se ndjeu një përgjegjësi të madhe dhe u zotua se qeveria e tij, ashtu si qeveria e tij e mëparshme, do të shërbejë një mandat të plotë 5-vjeçar. Megjithatë, ai shtoi, se Italia ka përpara muaj të vështirë. Shumë italianë janë të disiluzionuar dhe të shqetësuar rreth gjendjes së vështirë ekonomike.

Zoti Berluskoni është zotuar të ulë taksat dhe të frenojë borxhin e madh të vendit. Ai ka deklaruar se qeveria e tij do të ndalë shitjen e firmës ajrore Alitalia një blerësi të huaj si dhe do të zgjidhë krizën e plehrave në Napoli.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e madhe, por pak më e vogël se zgjedhjet e fundit para 2 vjetësh. Zoti Veltroni tha se kjo pjesëmarrje e madhe flet për fuqinë e demokracisë në Itali.

“Italianëve iu kërkua të shkonin përsëri në qendrat e votimit pas vetëm 2 vjetësh dhe 80 për qind e tyre morën pjesë në këto zgjedhje, shifër kjo shumë më e lartë se në shumë vende të tjera evropiane”.

Zoti Veltroni shtoi se këto zgjedhje tregojnë se Italia ende dëshiron të shprehë marrëdhëniet e saj të forta me demokracinë dhe institucionet demokratike. (ze)

XS
SM
MD
LG