Lidhje

Danubi i ndotur kërcënon ujin e pijshëm për 80 milion njerëz


Bashkimi Evropian dhe zyrtarë të lartë të organizatës së Danubit thonë se ndotja në rritje e lumit të Danubit po kërcënon ujin e pijshëm për 80 milion njerëz.

Kordinatori i Divizionit të Energjisë dhe Transportit pranë Komisionit Evropain i tha Zërit të Amerikës se hapa radikalë janë të nevojshëm për të mbrojtur furnizimin me ujë.

Zyrtarët u bënë thirrje të gjitha vendeve ku kalon Danubi që të fillojnë të zgjidhin çështjet e ndotjes së lumit.

Kimikatet e çliruara nga fabrikat e bombarduara nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999 ende ndotin Danubin.

Danubi është ndotur edhe nga mbeturinat e hedhura, pesticidet dhe kimikatat e përdorura nga fermat.

Përveç ndotjes, lumi kërcënohet nga shtimi i shpejtë i transportit nëpër Danub, ndërkohë që zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se presin që ky transport të dyfishohet brënda 10 vjetëve të ardhshëm. (ze)

XS
SM
MD
LG