Lidhje

Putin pranon postin e udhëheqësit të partisë Rusia e Bashkuar


Presidenti rus Vladimir Putin tha se e pranon rolin e udhëheqësit të partisë dominuese Rusia e Bashkuar.

Ai e bëri njoftimin sot gjatë një fjalimi në Kongresin e partisë. Ky hap e zgjeron bazën e pushtetit të zotit Putin në parlament kur ai të bëhet kryeministër muajin e ardhshëm. Rusia e Bashkuar ka 70 përqind të vendeve në dhomën e ulët të parlamentit.

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur Dmitry Medvedev tha se nuk ka plane për të hyrë në partinë Rusia e Bashkuar. Zoti Medvedev – i zgjedhur nga vetë zoti Putin – tha se pjesmarrja e tij në politikën partiake do të ishte e parakohëshme.

Në zgjedhjet e muajit të kaluar, zoti Medvedev shprehu besnikëri të fuqishme ndaj zotit Putin por analistët politikë të Rusisë kanë shprehur hamendje se këto marrëdhënie të mira mes tyre mund të mos zgjasin përgjithmonë.

XS
SM
MD
LG