Lidhje

SHPK: 21 serbë të dyshuar për rol në trazirat e shkurtit në Kosovë


Zyrtarët e Shërbimit Policor të Kosovës thonë se 21 serbë dyshohen se kanë luajtur rol në trazirat e shkurtit, pasi udhëheqësit shqiptarë të Kosovës shpallën pavarësinë.

Zëdhënësi Veton Elshani tha se provat u janë dorëzuar prokurorëve, të cilët ka gjasa të ngrenë akuza për terrorizëm.

Ai tha se asnjë nga të dyshuarit nuk do të identifikohet nëse prokurorët nuk ngrenë akuza zyrtare ndaj tyre. Të 21 ata, shtoi zoti Elshani, mendohet se kanë luajtur rol në aktet e vandalizmit dhe djegien e 2 postblloqeve në kufirin e Kosovës me Serbinë.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt. Deri tani mbi 30 vende e kanë njohur shtetin e ri, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane. //bsa//

XS
SM
MD
LG