Lidhje

Eurozona: Inflacioni arrin nivelin më të lartë në 16 vjet


Shkalla e inflacionit në zonën e euros arriti nivelin më të lartë në 16 vjet si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore.

Bashkimi Evropian tha sot se çmimet e mallrave të konsumit në vendet që përdorin euron u rritën 3 presje 6 për qind në mars krahasuar me vitin e kaluar.

Analistët thonë se si pasojë e rritjes së inflacionit nuk ka shumë shanse që Banka Qendrore Evropiane të ulë normat e interesave këtë vit.

Parashikimet për mbajtjen e normave të larta të interesit bëri që euroja të rritej sot në raport me dollarin. Një euro u shkëmbye sot me 1 dollarë e 59 centë, duke thyer rekordin e shënuar më 10 prill.

Kambistët thonë se dobësimi i dollarit po nxit investitorët të eliminojnë shumat që kanë në dollarë dhe të blejnë mallra si nafta. Sot në bursën e Nju Jorkut çmimi i naftës shënoi një tjetër nivel rekord prej 114 dollarë e 50 centë për fuçi.//ii

XS
SM
MD
LG