Lidhje

Rusia - Lidhje me të ngushta me dy rajone separatiste në Gjeorgji


Ministria e Jashtme ruse tha se Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë të vendosë lidhje më të ngushta me dy rajone separatiste në Gjeorgjinë fqinje.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme thuhej se zyrtarët e Moskës janë udhëzuar të bashkëpunojnë me autoritetet de-fakto në rajonet kufitare të Gjeorgjisë - Abkazi dhe Oseti e Jugut.

Presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili reagoi duke kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit kombëtar. Në njoftimin e Rusisë nuk lihet të kuptohet se Moska ka në plan të njohë deklarata për pavarësi në ndonjërin prej këtyre rajoneve. Në fillim të viteve 90, Abkhazia dhe Osetia jugore bënë deklarata të tilla gjë që çoi në luftime dhe në dërgimin e trupave paqeruajtëse ruse. Dje, Këshillii i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e zgjati misionin e tij vëzhgues në Gjeorgji për 6 muaj të tjerë. //kk//

XS
SM
MD
LG