Lidhje

Putin, Berluskoni takohen në Sardenjë për bisedime


Presidenti rus Vladimir Putin dhe Silvio Berluskoni, kryeministri i ardhshëm i Italisë u takuan në vilën private të udhëheqësit italian në Sardenjë për bisedime mbi bashkëpunimin dypalësh.

Para takimit, zoti Berlusconi theksoi rëndësinë e këtyre lidhjeve, duke vënë në dukje se 30 për qind e furnizimit të Italisë me energji vjen nga Rusia. Zoti Berlusconi kishte thënë në një intervistë se nuk kishte ndonjë program të caktuar bisedimesh me zotin Putin. Por media thotë se një nga temat mund të jenë marrëdhëniet mes Agjencisë shiqërisë italiane të fluturimeve Alitalia, e cila ndodhet në vështirësi të mëdha dhe shoqërisë ruse të fluturimeve Aeroflot.

Zoti Berlusconi e kishte kundërshtuar një marrëveshje të mundshme mes Alitalias dhe Air-France-KLM, sepse ai do që ajo të blihet nga një agjenci italiane. Zoti Putin përfundoi sot paradite një vizitë dyditore në Tripoli për bisedime me udhëheqësin libian Moammar Gadhafi.//lk

XS
SM
MD
LG